Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje interesante

0
Gjigandi

Gjatë ditë së djeshme, janë luajtur tri ndeshjet e para në Superligën e Kosovës në kuadër të javës së 26-të.

Skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani, kanë arritur të shënojnë fitore me lehtësi kundër Vushtrrisë dhe Dukagjinit. Ndërsa, në Mitrovicë, Trepça ’89 dhe Flamurtari kanë luajtur baras 1-1.

Kurse, sot na presin edhe tri ndeshje tjera mjaftë interesante.

Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajazitit” të Podujevës, ku Llapi do të jetë nikoqir i Prishtinës.

Interesant pritet të jetë edhe në Drenas, ku ballafaqohen dy skuadrat lokale, Feronikeli dhe Drenica.

RonaTyra

Skuadra e Ballkanit do të jetë mysafir i Ferizajit.

Kujtojmë që të gjitha takimet do të luhen nga ora 16:45.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu