Sulmohet gjyqtarja e ndeshjes, shkarkohet trajneri

0
Sulmohet gjyqtarja e ndeshjes, shkarkohet trajneri
Gjigandi

SPANJE – Gjatë një ndeshjeje futbolli të rinjsh në Badalona, ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar. Përpos mungesës së respektit ndaj një gjyqtareje futbolli, pati edhe frikë se situata mund të kishte përfunduar shumë më keq.

Në fund të lojës, trajneri i Bufalà, Luis Morales, ka vrapuar në mënyrë shumë të keqe drejt gjyqtares së ndeshjes për ta qortuar për gjykimin, madje e kërcënoi se do ta sulmonte ndërsa ajo i kishte kthyer shpinën.

Gjyqtarja María García, tregoi gjakftohtësi dhe personalitet dhe nuk u frikësua nga episodi, i cili për fat të mirë nuk shkoi shumë larg.

Klubi dënoi veprimin e trajnerit të tij përmes rrjeteve të tij sociale dhe pohoi marrjen e masave ndaj tij, duke raportuar largimin nga posti i tij.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, gjithashtu u raportua se nuk ishte hera e parë që ky trajner kryente një veprim të tillë, pasi gjatë një ndeshjeje tjetër dy sezone më parë pati edhe një tjetër sherr me stolin rival.

RonaTyra

Ha ocurrido en Badalona (Barcelona), este PERSONAJE ha saltado al terreno de juego para intimidar a la árbitra. Le han tenido que parar los pies. ¡La árbitra de 10, sangre fría y personalidad absoluta! Por favor, compartir, que se la caiga la cara de vergüenza a este PAYASO. pic.twitter.com/YlJyZhXBqo

– Pável Fernández García (@pavelfernandez_) April 23, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu