Goli mban firmën e Manajt, Balliu mposhti Barcelonën; fundjavë pozitive e legjionarëve kuqezinj n…

0
Goli mban firmën e Manajt, Balliu mposhti Barcelonën; fundjavë pozitive e legjionarëve kuqezinj n…
Gjigandi

Fundjava që sapo lamë pas ishte mjaft pozitive për disa prej lojtarëve kuqezinj, pjesë e kombëtares shqiptare, që aktivizohen në kampionatet e mëdha europiane. Ata lanë gjurmë me ekipet respektive.

Sulmuesi Rey Manaj ka realizuar golin e vetëm për Spezia-n në Serie A, në sfidën ndaj Torinos, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ky është goli i pestë për futbollistin kuqezi në radhët e ekipit italian, ku u transferua në fillim të sezonit, duke u huazuar nga Barcelona.

Nedim Bajrami e Amir Abrashi kanë qenë gjithashtu protagonistë me skuadrat respektive, duke ndihmuar shokët e tyre në realizimin e golave. Bajrami e nisi ndeshjen nga stoli, por ishte mesfushori kuqezi që asistoi në golin e tretë të Empolit. Edhe Amir Abrashi nuk e nisi titullar, megjithatë duket se është rikthyer në formën e tij të mirë, duke ndihmuar edhe ai në golin e tretë të skuadrës.

Në kampionatin italian u aktivizuan edhe lojtarë të tjerë të Kombëtares, ku Berat Gjimshiti luajti për 90 minuta në radhët e Atalantës. Edhe Kristjan Asllani u aktivizua si titullar me Empolin, duke luajtur për 70 minuta, më pas u zëvendësua për shkak të një problemi fizik.

Strakosha e Hysaj gjithashtu u aktivizuan me Lazion mbrëmjen e kaluar në sfidën ndaj Milanit, ku gardiani kuqezi e nisi si titullar, ndërsa mbrojtësi Hysaj u fut në lojë në minutën e 80-të. Ivan Balliu ka qenë titullar në ndeshjen ndaj Barcelonës, mbrëmjen e kaluar, duke ndihmuar skuadrën e tij në fitoren ndaj katalanasve në transfertë.

RonaTyra

Minuta ka pasur këtë javë edhe për futbollistët shqiptarë që luajnë në Turqi, Endri Çekiçi e Sokol Cikalleshin, si dhe për Gentian Selmanin, Odise Roshin e Bekim Balaj. Titullarë kanë qenë po ashtu Albi Doka dhe Herdi Prenga në Hungari.

Klaus Gjasula, Armando Broja dhe Ermir Lenjani kanë luajtur minutat e tyre këtë fundjavë në kampionatet gjermane, angleze e zviceriane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu