Artistë si Green Day dhe AJR, Festivali i Filmit në Kanë dhe të pesë studiot kryesore të filmit amerikan kanë ndërmarrë veprime kundër Rusisë mes sulmeve në Ukrainë.
Një zëdhënës i Universal Pictures tha për Deadline se kompania ‘ka pezulluar shfaqjet e planifikuara në Rusi’.
Paramount Pictures tha të martën se “The Lost City” dhe “Sonic the Hedgehog 2” nuk do të publikohen në Rusi.
Foto: Getty Images
Festivali i Filmit në Kanë deklaroi të martën se ‘kushdo që është i lidhur me qeverinë ruse’ do të ndalohet nga festivali i majit, sipas Variety.
Një zëdhënës i The Killers theksoi për Billboard se grupi nuk do të performojë më në Festivalin Park Live në Moskë.
Një zëdhënës i WarnerMedia, i cili zotëron Warner Bros, tha të hënën se publikimi i “The Batman” do të ndalet në Rusi.
Festivali i Filmit në Kanë (Foto: Getty Images)
Louis Tomlinson postoi të dielën se shfaqjet e tij të ardhshme në Moskë dhe Kiev “anulohen deri në njoftimin e mëtejshëm”.
Green Day anuloi performancën e tyre të majit në Moskë.
– Louis Tomlinson (@Louis_Tomlinson) February 28, 2022
Grupi “Let’s Go Out With A Bang” anuloi një shfaqje të ardhshme në Rusi.
/abc24.al/