Sulm në një funeral në Chicago! Plagosen 14 persona

0
Gjigandi

Së paku 14 persona u plagosën gjatë një sulmi në Chicago të SHBA-ve.

Policia e Chicago-s konfirmoi se sulmi i armatosur ndodhi gjatë një funerali dhe se midis të plagosurve, nëntë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga shërbimi zjarrfikës u njoftua se sulmi ka ndodhur në mbrëmje, ndërsa janë plagosur personat që morën pjesë në varrim.
Media amerikane dhe ato të huaja deklarojnë se një person është arrestuar në lidhje me këtë sulm. Sipas dëshmitarëve okularë, në konfrontim u përdorën armë të ndryshme zjarri.
Gjatë sulmeve në Chicago, të kryera për vetëm një fundjavë gjatë muajit të kaluar, kanë humbur jetën së paku 14 persona, ndërsa janë plagosur 90 të tjerë. Chicago gjithnjë e më shumë po bëhet një nga qytetet me dhunën më të lartë në SHBA.
Sipas “New York Times”, duke iu referuar të dhënave të policisë së Chicago-s, në këtë qytet nga fillimi i vitit deri më 2 korrik kanë humbur jetën 336 persona. Në New York, që është tre herë më e banueshme se Chicago, deri në fund të qershorit gjatë sulmeve kanë vdekur 178 persona.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu