Studenti bie nga kati i katërt i Fakultetit të Drejtësisë në Selanik

0
Gjigandi

Një student është rrëzuar nga kati i katërt i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Aristotelios në Selanik.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00. Siç raportojnë mediet greke, i riu ka qenë duke ndjekur mësimin në momentin që ra nga dritarja.

Studenti ishte ulur në parvazin e dritares, pasi auditori ishte i mbushur plot.

Sipas dëshmitarëve okularë, salla e leksioneve ishte stërmbushur me studentë, madje shumë prej tyre ishin ulur nëpër korridore dhe në pragjet e dritareve për të ndjekur lëndën.

Aktualisht i riu ndodhet në spital në gjendje të qendrueshme shëndetësore./abc

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu