Kjo metodë natyrale do t’ju ndihmojë të lehtësoni stresin në pak minuta

0
Gjigandi

Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj stresit çdo ditë.

Shumë takime, detyrime, telefonata, emaile, afate, nxitimi për të kryer gjithçka…Kur kthehemi në shtëpi, kemi nevojë për një rifillim, për t’u çlodhur dhe për të pushuar nga gjithçka.

Vajrat esencialë mund të na ndihmojnë shumë në këtë.

Nëpërmjet aromave, ne mund të krijojmë një humor të caktuar, të lehtësojmë shqetësimet, stresin dhe pagjumësinë.

Ju mund t’i përdorni ato për të bërë parfumin tuaj personal pa përbërës të dëmshëm, ato mund të shtohen në vaskë ose ta vendosni në dhomë në mënyrë për aromë të këndshme dhe relaksuese.

2 vajra esencialë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër stresit:

Vaji esencial i mandarinës – lehtëson tensionin nervor dhe zgjon humorin e mirë tek ne. Eliminon rraskapitjen dhe lodhjen.

Vaji esencial i bergamotit – relakson, ul tensionin nervor dhe stresin dhe lehtëson pagjumësinë. Është i mirë për përmirësimin e humorit, reduktimin e nervozizmit, zemërimit dhe pakënaqësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu