Portieri i Shqipërisë dhe Lacios Tomas Strakosha nuk ka pësuar dëmtim në kyçin e dorës.
Sipas medias italiane “TMW”, gardiani shqiptar ka ndjerë shqetësimë në tendinë, por që nuk përbën rrezik serioz për dëmtim.
Ditën e sotme, inspektorët e shëndetësisë vëzhguan masat e marra nga klubi bardhekaltër për të garantuar stërvitjen e lojtarëve gjatë kohës që bota është mbërthyer nga pandemia e koronavirusit.
Kujtojmë që kampionati italian pritet të rinisë në 13 qershor.