Stadiumi i ri i Fierit

0
Gjigandi

Rikthimi në Kategorinë Superiore i skuadrës së Apolonisë ka ardhur dhe me një lajm të mirë sa i përket infrastrukturës së kësaj skuadre dhe qytetit të Fierit në tërësi. Siç raporton Top Chanell, pas disa muajsh bisedimesh qeveria, Federata Shqiptare e Futbollit dhe bashkia e qytetit, ka rënë dakord për projekt idenë e stadiumit të ri i cili do të ndërtohet në një vend tjetër, jo ku ndodhet aktualisht stadiumi i këtij qyteti “Loni Papuçiu”. Sipas planimetrisë dhe hartës në projektin e siguruar ekskluzivisht nga Top Channel, vendndodhja e stadiumit të ri do të jetë pranë baypass-it të ri në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Stadiumi do të jetë sërish vepër e arkitektit italian nga Fierence Marco Casamondi, i cili është dhe arktitekti i “Air Albania Stadium”, impiantit më të madh dhe më modern futbollistik që ka vendi ynë. Projekti parashikon një kapacitet për këtë stadium të ri nga 8000 në 1000 vende. Sigurisht do të jetë i certifikuar nga UEFA në kategorinë Elit 4 që është e njëjta kategori me të gjithë impiantet modern të futbollit që ka vendi ynë, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Air Albania Stadium”.

Sa i përket stadiumit të ri të qytetit të Fierit ai do të fillojë shumë shpejt në hapin e parë me shpronësimin e truallit dhe më pas me vënin në jetë të projektit pasi në mbledhjen e fundit që kanë zhvilluar palët ditën e enjte, kanë rënë dakord për detajet e tij. Kostot e projektit do të jetë rreth 10 mln euro dhe do të ketë një afat kohor përfundimi prej 2 vitesh.

Ndërkohë vlen për t’u përmendur se drejt përfundimit në këtë periudhë janë edhe dy impiante të rinj sportiv futbolli, si stadiumi i Kukësit, i cili mban emrin “Zeqir Ymeri” një bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe qeverisë dhe ministadiumi që po ndërton skuadra e Partizanit.

Duket se me këto projekte të reja mbyllet dhe domosdoshmëria infrastrukturore për zhvillimin e ndeshjeve të klubeve në vendin tonë si në aspektin e kampionatit vendas, por edhe sa i përket ndeshjeve të aktiviteteve evropiane, kur një pjesë e këtyre impianteve arrijnë të mirëpresin ndeshje edhe të fazave të avancuara jo vetëm të Europa Leagues por edhe të Champions Leagues.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu