Marc Bartra, mbrojtësi i Real Betis, ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një video, në të cilën tregon tatuazhin spektakolar, që e ka bërë në shpinë.
Pra, këtë kohë të vështirë karantine prej Covid-19, ish-futbollisti i Barcelonës e ka shfrytëzuar për të përjetësuar diçka të tillë të stërmadhe në trup.
“Sot po ndaj me të gjithë ju diçka shumë të veçantë për mua!
Gjatë gjithë kësaj kohe kam mësuar që mendja e përgatitur kapërcen dhimbjen dhe se durimi së bashku me punën dhe sakrificën ju dërgon kudo që dëshironi. Ato momente kur minutat kalojnë dhe ju nuk e kuptoni, sepse jeni 100% i përqendruar. Kjo ndodh kur jeni i pandalshëm. Këtu, tani, në këtë moment”, – shkroi Bartra, duke zbuluar tatuazhin e tij.