Nëse Lautaro ka fat të luajë me një bashkëlojtar si Messi…

0
Gjigandi

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, e ka pranuar se për skuadrën e tij do të ishte më mirë nëse Lautaro Martinez do të shkonte në Barcelonë për të luajtur përkrah Lionel Messit, mirëpo shtoi se Interi e ka një skuadër të mrekullueshme.

Spekulimet lidhur me të ardhmen e Lautaro Martinezit në Inter dhe një transferim të tij potencial në Barcelonë kanë qenë në ballina të gazetave italiane e spanjolle gjatë kohës së fundit.

Scaloni e pranoi se një transferim në Camp Nou vetëm sa do ta përmirësonte edhe më shumë lidhjen në fushën e lojës mes Messit dhe Lautaros, që do të kishte ndikim pozitiv në Kombëtaren e Argjentinës.

“Nëse Lautaro ka fat të luajë me një bashkëlojtar si Messi, atëherë kjo do të ishte më mirë për ne”, ka thënë trajneri i Argjentinës, në një intervistë të dhënë për RTVE.

“Mendoj se ai do të jetë sulmuesi më i famshëm i viteve të ardhshme dhe shpresoj që do të arrijë të bëjë punë të mirë”.

RonaTyra

Përkundër kësaj, ish-anësori i Lazios dhe Atalantas e ka pranuar se ai nuk e sheh aspak si vendim të gabuar edhe nëse Lautaro qëndron në Inter.

“Latuaro është një sulmues i mrekullueshëm, kështu që ai do të duhet të luajë për një skuadër të mrekullueshme. Por, ai tashmë është në një skuadër të tillë dhe po garon në nivelin më të lartë”.

“Për këtë arsye mund të jetë e vështirë ta marrësh atë. Megjithatë, nëse ai vendos ta ndryshojë klubin, atëherë shpresoj që do të bëjë punë të mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu