Spanjollët kërkojnë qëndrimin e Armando Sadikut

0
Gjigandi

Armando Sadiku ka zhvilluar një sezon pozitiv me skuadrën e Malagës, teksa ka shënuar 13 gola gjatë sezonit të sapombyllur në Ligën e Dytë spanjolle. Siç dihet, sulmuesi shqiptar ishte në huazim njëvjeçar nga Levante e tashmë do të rikthehet te ky klub.

Por Malaga është e kënaqur me paraqitjet e 29-vjeçarit dhe me sa duket kërkon që ta ketë sulmuesin edhe për sezonin e ardhshëm. Për këtë çështje është prononcuar vetë drejtori sportiv i skuadrës spanjolle, Manolo Gaspar.

Ky i fundit nuk e ka fshehur dëshirën për ta pasur në skuadër edhe vitin e ardhshëm, ndonëse e di që nuk do të jetë e lehtë: “Sadiku dëshiron një projekt të rëndësishëm.

Ai ka një vit të mbetur në kontratë me Levanten dhe ata do të përpiqen për të përfituar sa më shumë”, ka deklaruar drejtori sportiv i Malagës, i cili tashmë ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin 2020-2021.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu