SPAK injoroi përgjimet që shfajësonin Edvin Priftin!/ Ja skema e gjyqtarit që të zëvendësonte mjekun me një të afërmin e tij (Emri)

0
Gjigandi

Vendimi i GJKKO-së për një çështje paralele ka zbuluar se SPAK-u po mban të fshehura transkripte që  nxjerrin të pafajshëm mjekun Edvin Prifti, të pezulluar nga detyra.

Disa transkriptime  të gjetura  nxjerrin në dritë një rast ku mjeku Edvin Prifti është provokuar për të  trajtuar një pacient  në privat por Prifti e ka udhëzuar për t’u operuar në  shtet duke nxjerr blof  rastin e stimuluar.

Dalja në dritë e këtyre përgjimeve ngre pyetjen: Pse SPAK nuk e kishte përfshirë këtë përgjim në dosjen e Edvin Priftit?

Prokurori që kërkoi dënimin e Edvin Priftit është Altin Dumani ndërsa një i afërm i tij në repartin e kardiokirurgjisë në QSUT është përfitues direkt pas “djegies së Priftit”.

RonaTyra

Gjithashtu, Edvin Prifti është i vetmi autoritet në fushën e mjekësisë që guxoi të shkruante në mënyrë kritike dhe profesionale në lidhje me efektet dhe problematikat e vaksinave Covid.

Goditja ndaj Priftit mund të jetë një çështje e montuar dhe potencial për kompromentimin e prokurorit Altin Dumani në konflikt interesi. Ndërkohë Prifti mbetet i pezulluar.

Për ata që nuk janë të njohur me çështjen, e nisim rrëfimin nga fillimi…

Kardiokirurgu Edvin Prifti u arrestua në shkurt të vitit 2021 me akuzën se mori ryshfet nga ish-kryesekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi për t’i operuar nënën. Emri i tij kishte dalë nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Pas tre javësh në paraburgim ai u lirua, por ngjarja i kushtoi reputacionin dhe detyrën.

E më shumë se një vit më vonë, hetimi i së njëjtës çështje paralele tregoi se Edvin Prifti i çonte pacientët në spitalin shtetëror dhe jo në atë privat.

Gjyqi i Mallkuçit ka zbuluar transkripte që SPAK nuk i kishte treguar më parë ku zbulohet një rast i stimuluar për dhënie rryshfeti me mjekun Prifti, por që kishte dështuar.

Në këto transkripte kardiokirurgu me zërin e tij i thotë bashkëbisedueses (kryeinfermieres) se pacientja (nëna e Mallkuçit) duhet të shtrohet në QSUT të operohet dhe i thekson se s’ka pse të paguajë. Kjo bisedë është e datës 02.07.2020./hashtag

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu