Sot, në qytetin e Krumës së Hasit është inauguruar shtatorja e Imzot Pjetër Bogdanit

0
Sot, në qytetin e Krumës së Hasit është inauguruar shtatorja e Imzot Pjetër Bogdanit
Gjigandi

Imzot Pjetër Bogdani për katër decenie të tëra është deshmuar jo vetëm si një doktorant i filozofisë dhe i teologjisë të njohur nga Roma e Italisë së asaj kohe, por edhe si pishtar i letërsisë së vjetër shqipe dhe i asaj kauzës kombëtare në çlirim kundrejt perandorisë aziatike. Imzot Bogdani, njihet edhe nga shkenca botërore, evropiane dhe në botën shqiptare si një pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë shqiptare e filozof e teolog i kompletuar.Ashtu siq interpretohet nga shumë studiues të ndryshëm, imzot Pjetër Bogdani, si Arqipeshkëv i Shkupit, ndeshet me fatalitet me sëmundjën e mortajes së zezë, qe do të thotë se me 7 dhjetor vitit 1689 vdes në Prishtinën e Dardanisë pikërisht gjatë rënies së ushtrisë Austriake (sipas studiuesve, Plasari, Hamiti e Belaj) të cilit edhe pas varrimit të eshtrave të tij, mongolet aziatik ia hodhën eshtrat qenve në sheshin e Prishtinës (sipas nipit të tij Gjon Bogdani).

Ndaj sot, me 28 prill 2022 komuna e Krumës së Hasit të Bogdanit dhe banorët e saj permes pjesmarrjës së shumë mysafirëve nga Shqipëria e Kosova ka promovuar veprën e realizuar të shtatorës së Pjetër Bogdanit, i cili për ne shqiptarët, pas Gjergj Kastriotit-Skëndebeut, ishte dhe mbetet një legjendë e pamposhtur si dhe një simbol i gjallë dhe tejët i lavdishëm kombëtar, çlirimtar, politik, shpirtëror, kulturor dhe njerëzor.

Të pranishën në këtë evenimet promovimi kombëtar morën pjesë: prof. Enver Hoxhaj, ish zv/ministër i Kosovës, Imz. Dode Gjergji, Ipeshkëv i ipeshkvisë Prishtinë-Prizren, Imz. Angjello Masafra, Arqipeshkëv Shkodres, prof. Sabri Hamiti, studiues, prof. Aurel Plasari, studiues, Imzot Gjergj Metaj, Ipeshkëv i Rreshenit, z. Kadri Morina, biznesmen dhe sponsorizues si dhe të tjerë kryetar komunash nga Kukësi, Prizreni, Klina e intelektualet klinas, prof. Pal Canaj, prof. Dodë Ndrecaj, publicisti, Lekë Mrijaj, krijuesi, Vilson Culaj e prof. Ismet Sopi nga Llapushniku i Drenasit.

Paraprakisht në Sallen e Kulturës “Pjetër Bogdani” është mbajtur një Sesion shkencor ndaj me një fjalë pershëndese e hapi, z. Liman Morina kryetar i Bashkisë Hasit. Eventi promovues u mbyll permes disa pikave artistike muzikore.

Vlen të potencohët se edhe Prishtina e Pjetër Bogdanit, me 6 dhjetor të vitit 2019 në kuadër të 330 vjetorit të kalimit në amshim të këtij prelati e filozofi, ishte Dioçeza e Kishës Apostolike Prizren-Prishtinë, ne nivel studiuesish e klerikësh të Kishës së saj dhe të nivelit shekullar pjesmarrës permes një Tribune shkencore kanë shenuar e organizuar rivarrimin e tij simbolik në Kriptën e Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë. Me atë rast pos veprimtarisë shkencore në sallen “BogdaniPolis” në Katedrale ishte organizuar edhe një meshë në përshpirtëri të Shkelqisë së Tij-imzot Pjetër Bogdanit, ku kishin marrë pjesë shumë Arqipeshkëv, Ipeshkëv, klerik të Kishës Katolike Apostolike Shqiptare.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu