9Në fushë ishte golashënues me raste të rralla edhe pse luante si sulmues. Por më shumë se golat në portë “zogu”, Indrit Fortuzi do mbahet mend për ‘golat’ që i bëri njerëzve në forma të ndryshme. Një histori jete 50-vjeçarw është e mbushur me mashtrime, alkool dhe bixhoz është me pak fjalë historia e jetës së “zogut” Indrit Fortuzi.
Pasi mashtroi shqiptaret shkoi ne Toronto dhe mashtron shtetin kanadez si pjesë e nje karteli tenderash fiktive me kompani që menaxhojne ndertesat dhe abuzojnë me parate e kanadezeve madje pastrojnë dhe parate e trafiqeve.
Në këtë skemë të frikshme që nisi pasi u largua nga Shqipëria me rreth 600 mijë euro të bëra “gol”, Indrit Fortuzi ka perfshirë shqiptarët që bejnë pis komunitetin e respektuar shqiptar në Kanada.
Më herët, Fortuzi dhe e shoqja e tij janë kallëzuar penalisht nga një 20-vjeçar, pasi është mashtruar me biletat e udhëtimeve.
Fortuzi dhe e shoqja e tij kanë një agjenci udhëtimesh, “Just Travel”, ku 20vjeçari kishte blerë katër bileta avioni në vlerën 1200 euro. Mirëpo, të katërta biletat ishin anuluar dhe ishin të pavlefshme pas kryerjes së transaksionit. Prej një jave, Jonida Fortuzi dhe Indrit Fortuzi janë zhdukur dhe nuk ndodhen në Shqipëri. Veç kësaj, thuhet se Indrit Fortuzi kishte edhe probleme me kumarin, ku besohet se ka shpenzuar para të konsiderueshme.
Një tjetër arsye që ka bërë që Fortuzi të largohet jashtë vendit është fakti se ai ka humbur shuma të mëdha në lojërat e fatit. Njerëz pranë ish futbollistit thonë gjithashtu se Fortuzi kishte marrë shumë para borxh.
Indrit Fortuzi ka qenë një ndër futbollistët më të mirë të Tiranës duke regjistruar në të njëjtën kohë edhe disa pjesëmarrje në kombëtare. Vitet e fundit ai u përfshi në politikë. Për katër vjet ka drejtuar një minibashki në Tiranë, ndërkohë që ka qenë edhe pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.
Sipas burimeve që disponon redaksia jonë, organet ligjzbatuese dhe hetuese kanadeze kanë nisur një hetim për këtë rrjet kriminal dhe mafioz.
Vijon në ditët në vazhdim emrat dhe skema e plotë!