“Zjarr serioz në Sazan, Xhaferaj e bën sikur është bërë nami” Peleshi: Përpara dhe do kemi jo një por shumë zjarre

0
Gjigandi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me ndryshimet për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”” si dhe me problematikën e krijuar si rezultat i zjarreve në ishullin e Sazanit.

Peleshi tha se do të ketë vera do të jetë e nxehtë, ku për rrjedhojë paralajmëroi se do të kemi jo një por shumë zjarre.

“Ne kemi pasur një zjarr serioz në Sazan dhe Xhaferaj e bën sikur është bërë nami. Nëse është çështja pse kemi një zjarr në Sazan, ne do të kemi një verë të nxehtë përpara dhe do të kemi jo një por shumë zjarre. Unë do ngrija zërin sa herë të kishte një zjarr po të isha në opozitë”, theksoi ai.

Sakaq, duke iu drejtuar deputetëve të PD, ministri tha se “nëse pretendoni që mos të ketë asnjë zjarr në Shqipëri nuk ka asgjë të keqe”.

Lidhur me këtë ka ndërhyrë, deputeti Ferdinand Xhaferaj ku i ka kërkuar të jetë më serioz.

RonaTyra

“Ne nuk pretendojmë të kemi zjarre ne pretendojmë të kemi një helikopter këtu”, tha Xhaferaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu