Sormani: Europa objektivi i Partizanit

0
Gjigandi

Partizani i Tiranës nuk është ende gati për rifillimin e sezonit dhe këtë e bëri të qartë në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Skënderbeut, trajneri i të kuqëve Adolfo Sormani, megjithatë objektivat e kampionëve të Shqipërisë nuk i ka ndryshuar as pandemia. Europa objektivi kryesor ndërsa nëse Tirana gabon shumë pse jo të kuqtë mund të ëndërrojnë edhe titullin. Sipas Sormanit dëmtimet do të jenë të pashmangshme gjatë kësaj periudhe.

Si është situata e skuadrës pas pandemisë?

Është një e panjohur pasi diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, të rinisësh kështu me pak stërvitje pa ndeshje miqësore do të jetë një e panjohur për të gjithë.

Objektivat që i kanë mbetur Partizanit?

Gjithçka ka ndryshuar, për mua është e vështirë të bësh një tentativë për të parashikuar diçka të tillë. Duhet të shohim gjendjen fizike, dëmtimet që sipas meje do të jenë të larta. Duhet të mendojmë për këto.

RonaTyra

Si e prisni ndeshjen me Skënderbeun?

Sipas meje ndeshjet nuk do të kenë një intenistet të lartë. Do të ketë edhe momente të ndezura, por edhe momente të një qetësie të madhe sepse e sigurt është se lojtarët nuk kanë një ritëm të madh. Do të jetë një ndeshje me rivalitet, por përveç kësaj duhet parë me kohën se çfarë do të ndodhë.

Një futbollist i Bylis me koronavirus, a do të shkojë deri në fund ky sezon?

Të shpresojmë se jo, të shpresojmë që të mos jetë e vërtetë dhe që futbollisti të jetë mirë. Sigurisht kemi punuar deri tani dhe shpresojmë ta mbyllim sezonin”.

Kalendari nuk është në favor për të bërë kthesën?

Problem nuk është kalendari pasi të duhet të luash kundër të gjithëve. Problem është si sillesh në ndeshje, mendoj se varet shumë nga ne dhe jo nga takimet me kundërshtarët që do të kemi.

Menjëherë kundër Skënderbeut, cili është objektivi juaj?

Objektivi është si në fillim, pastaj është kundërshtari, pastaj ka edhe situata të ndryshme. Por, objektivi është gjithnjë i njëjtë.

Gjendja e futbollistëve?

Lojtarët nga shtëpia kanë punuar shumë mirë dhe kanë bërë maksimumin për të qëndruar në formë. E përsëris, një ndërprerje e tillë nuk ka ndodhur më parë. Asnjë nuk mund të parashikojë atë që do të ndodhë. Do të ishte absurde të thuash që skuadra jote është në formë, sepse sipas meje nëse në verë ne luajmë disa miqësore para se të nisë sezoni, tashmë duhet të konsiderojmë që nuk kemi bërë asnjë miqësore dhe situata është krejtësisht ndryshe.

Europa objektivi i Partizanit në këtë sezon?

Objektivi i skuadrës është të arrijmë Europën, ky është minimumi që duhet të arrijmë. Duhet të bëjmë më të mirën për ta arritur.

Titulli, mision i pamundur?

Vetëm nëse Tiranës i bien të fikët. Është e qartë se Kukësi është afër dhe në këtë sens është i hapur dhe në dhjetë ndeshje, janë 30 pikë që nuk janë pak. Në këtë sens duhet parë reagimi i Kukësit”.Në këtë pikë, merr më shumë rëndësi fati? “Nuk e di nëse është çështje fati, por e sigurt është se dëmtimet kanë të bëjnë me fatin. Nëse duam të shohim kampionatin gjerman që është i pari që rifilloi, numri i dëmtimeve është i lartë dhe nuk mund të bëjmë sikur nuk do të ketë dëmtime dhe numri do jetë i lartë. Duhet të jemi me fat!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu