Real Madrid mbetet në ndjekje të Kylian Mbappe. Prej kohësh spanjollët kërkojnë shërbimet e 24-vjeçarit, por kërkesat e larta ekonomike të pretenduara nga PSG-së nuk kanë bindur drejtuesit kryeqytetas. Megjithatë, asgjë nuk është përfundimtare dhe Real Madrid mund të provojë sërish nënshkrimin me të.
PSG nga ana tjetër do të ‘hakmerret’ duke firmosur me Vinicius, nëse madrilenët arrijnë të marin Mbappe. Në çdo rast, klauzola 1 miliard euro e firmosur nga sulmuesi brazilian e bën operacionin një utopi. 22-vjeçari ka edhe një vit e gjysmë në kontratën me Real Madrid dhe PSG mund të ketë nisur tashmë nga puna për ta bindur të transferohet në “Parkun e Princave”.
Në verën e vitit 2018, spanjollët shpenzuar 45 milionë euro për ta marrë nga brazilianët e Flamengos. Që prej asaj kohe, sulmuesi i krahut ka luajtur në 134 sfida, ku ka shënuar edhe 31 gola.