Sociedad i lutet Realit për Odegaardin

0
Gjigandi

Presidenti i Real Sociedad, Jokin Aperribay, është i sigurt se huazimi i Martin Odegaard nga Real Madridi do të zgjasë edhe për një sezon.

Odegaard iu bashkua Sociedadit në formë huazimi në korrik të vitit 2019 dhe që nga atëherë ka treguar se meriton një vend në Madrid.

21-vjeçari ka kontribuar me shtatë gola dhe nëntë asiste në 36 ndeshje, duke ndihmuar Sociedadin të renditet në pozitën e gjashtë.

“Unë mendoj se e ka të qartë dhe e di pse erdhi këtu: t’u tregojë njerëzve, të tregojë se ka shumë aftësi dhe se po pret që një vend të lirohet te Real Madrid. Kështu mendoj unë, por ndoshta në vitin e ardhshëm kur Modric largohet”.

Madridi nuk ka vendosur ende nëse do ta rikthejë Odegaardin ose do ta zgjasë qëndrimin e tij të huazimit në Sociedad deri në vitin 2021, por Aperribay shpreson se talenti norvegjez do të qëndrojë edhe sezonin 2020/21.

RonaTyra

I pyetur nëse ekziston një shans i mirë për ta mabjtur Odegaardin, presidenti i Real tha për Onda Cero : “Po, mendoj kështu. Nuk varet nga ne por nga ai dhe Real Madrid, por ne kemi besim se ai mund të qëndrojë me ne edhe për një sezon tjetër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu