Smartfonet dëmtojnë trurin, ngrihet kampi kunder varesise nga telefonat – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Ishte ora 4 e mëngjesit kur Yoo Chae-rin kuptoi se po merrej me telefonin prej 13 orësh. Ishte pikërisht atëherë kur 16-vjeçarja kuptoi se kishte nevojë për ndihmë dhe u regjistrua në një kamp veror, kushtuar varësisë nga smartfonët. Ai është një prej 16 kampeve të sponzorizuara nga qeveria rreth Koresë së Jugut. Këto vajza kalojnë 12 ditë pa qasje ndaj celularëve. “Fillimisht e përdorja kur isha e mërzitur, por tani e përdor pa arsye”, thotë studentja. Adoleshentët marrin pjesë në sesione këshillimi, në grupe individuale, e gjithashtu në aktivitete alternativë që mund të zhvendosin obsesionin për smartfonët. Ka programe edhe për edukimin e prindërve. “Në ditën e parë të kampit fëmijët kanë vështrime të dhimbshme në fytyrat e tyre. Duket sikur thonë ‘dua të shkoj në shtëpi’, por kjo zgjat vetëm dy ditë”, tha Yoo Soon-duk, drejtor i qendrës për këshillim. Në 2018-ën, 98 për qind e adoleshentëve në Korenë e Jugut përdornin smartfonë, e gati 30 për qind e tyre rezultonin të varur. Ka shqetësime në rritje për ndikimin e përdorimit të tepruar të celularëve në shëndet, me një psikiatre që thotë se mund të dëmtojë lobin frontal të trurit. “Shumica e simptomave të dobësimit të lobit frontal janë depresioni dhe ankthi. Bëhet gjithashtu e vështirë të kontrollosh impulset apo zemërimin”, u shpreh Lee Jae-won, psikiatre./a2/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu