Skuadra gjermane ndan rrugët me trajnerin Schreuder

0
Gjigandi

Hoffenheim ka njoftuar largimin e trajnerit Alfred Schreuder.

Në një deklaratë të shkurtër në Twitter, skuadra e Bundesligës konfirmoi se Schreuder i cili kishte qenë ndihmës nën trajnerin e kaluar Julian Nargelsmann do të largohej nga klubi me efekt të menjëhershëm.

Hoffenheim aktualisht është në vendin e shtatë në renditje, dy pikë larg nga futbolli evropian.

Kontrata e tij skadonte më 30 qershor 2022, por palët janë pajtuar që të ndërprehet bashkëpunimi.

Schreuder erdhi në Hoffenheim nga klubi holandez Ajax Amsterdam në fillim të këtij sezoni. Së bashku me Alfred Schreuder, vëllai njëkohësisht ndihmësi i tij Dick Schreuder (48) gjithashtu do të largohet nga klubi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu