Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj bëri me dije se në ditët e sotme, kur pjesa më e madhe kanë qenë të infektuar me Covid-19, është vështirë të mos dalësh pozitiv.
Në “Open”, tha se ka ende mbeturina të virusit.
Brataj: Në fillim flisnin për 80% asimtomatikë, sot shifra ka arritur në mbi 90%. Sot është vështirë të mos dalësh pozitiv sepse ka mbeturina të virusit. Tani kanë rënë këto mite, mund të rrish dhe 3 muaj e të dalësh pozitiv, por kjo nuk do të thotë se je i sëmurë.
Mira Rakacolli, e pyetur nëse këtë verë do t’i kthehemi jetës normale para pandemisë, u shpreh se gjithçka do të bazohet në shifrat e rasteve të reja.
Rakacolli: Akoma po mësojmë për pandeminë. Gjendja në Shqipëri është e qëndrueshme. Se si do të vijojë, varet nga shifra. Nuk duhet të mbështetemi të gjithë tek vaksinimi, pa përdorur dhe masat e tjera. Maska duhet të vijohet të mbahet, do të rekomandohet sipas niveleve të situatës epidemiologjike. Të vijojë vaksinimi se këto shifra kanë bërë që dhe ritmet e vaksinimit të ulen. Vaksina për këtë është, që të mos ndodhë rritja në vjeshtë ose dimër.