Skandalet e serbëve nuk kanë fund. Aleksandër Vuçiqi, kryetar i Serbisë, sot ka bërë me dije se është i gatshëm që t’ua hap derën klubeve ruse që t’i zhvillojnë ndeshjet në Serbi, pasi që sot UEFA suspendojë të gjitha aktivitetet e futbollit në shtetin rus.
Vuçiqi tha se nuk e kanë problem që klubet ruse të luajnë ndeshjet në Serbi!
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, Vuçiq është përgjigjur edhe në pyetjen rreth mundësisë që klubet sportive ruse, kryesisht në futboll dhe basketboll, mund ta presin Serbinë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë.
“Ka interesim që klubet ruse të luajnë ndeshje në Serbi, ka iniciativë të dikujt, tani nuk e di se e kujt.
Nëse të gjithë pajtohen me këtë, ne nuk kemi problem me këtë”,
tha Vuçiq.