Një skandal i vërtetë ka ndodhur në vendin tonë, 3 ditë pas arrestimit Arben Meskuti sot endet i lirë. Pronari i Micro Credit Albania, u arrestua pasi krijoi një skemë që zhvaste qytetarët. Ishin agjentët e krimit ekonomik ata që e çuan pas hekurave mbrëmjen e 22 korrikut në orën 20:00, teksa po përgatitej të arratisej përmes një pasaporte false amerikane.
Ajo që bie në sy për arrestimin e Meskutit, është fakti skandaloz se Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për prangosjen, gjithçka është mbajtur e fshehtë, pavarësisht se mediat e bënë publike ndalimin e tij.
Nuk dihet ende nëse ai ka dalë para gjykatës, dhe nëse kjo e fundit e ka lënë në arrest shtëpie, apo e ka lënë të lirë, pavarësisht se ai ka zhvatur shqiptarët përmes një skeme përfitimi.
Po kush është Arben Meskuti?
Meskuti është pronar i disa kompanive si FINAL, ZIG dhe ADCA, pronari i FINAL Arben Meskuti ka krijuar një skemë mashtrimi ku jep kredi dhe mbledh me një kompani fiktive përmbarimi ADCA.
Pronari i mikrokredi “Final” Arben Meskuti ka blerë nga bankat e nivelit II borxhin/kredinë e marrë në 2006, 2007, 2008 apo 2009 nga një shqiptar i thjeshtë dhe pasi e kërkon disafish me shantazh, e vendos atë mes dy zgjedhjeve të detyruara: O të paguajë disafishin e borxhit të vjetër, ose të marrë kredi të re dhe të kthehet në një borxhli modern të viteve 2019, 2020, 2021 apo 2022!
Pas blerjes së këtyre kredive, ata kryejnë mbledhjen e borxheve qytetarëve në mënyrë joligjore. Shpesh veprimet e tyre për bllokimin e numrit të llogarisë janë të paligjshme dhe në shkelje të Kodit të Procedurës Civile. Shumë familje janë detyruar të marrin kredi të reja për të shpëtuar lakun e shtrënguar për larjen e kredive/borxheve të vjetra.
Në raste të kredive në shuma të vogla dhe me afate të shkurtra maturimi, norma efektive e interesit për kredi mund të arrijë në më shumë se 530% nga 30 % që është tavani i miratuar nga Banka e Shqipërisë.
Në lidhje me abuzimet e Arben Meskutit reagoi edhe ish-presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili përmes një letër publike, iu bëri thirrje institucioneve të reagojnë dhe të ndalen abuzimet që iu bëheshin qytetarëve.
Pavarësisht se ai ka zhvatur me mënyra kriminale mijëra qytetarë, Arben Meskuti është parë ditën e sotme duke qarkulluat në zonën e “Pazarit të Ri”. Ai u la i lirë që të vazhdojë skemën e tij që ka dëmtuar ekonomikisht shqiptarët dhe po vijon ti dëmtojë akoma.