Futbolli gjerman do të rikthehet në fund të kësaj jave me ndeshjet e Bundesligës dhe Bundesligës 2. Sfidat gjermane rikthehet pas një pauze që nga muaji mars për shkak të pandemisë Covid-19.
Një rregullore prej 35 faqesh nga e cila raportojnë mediat gjermane, përmban rregullat e reja të higjienës.
Përqafimet janë të ndaluara pas golave, nuk ka shtrëngime duarsh, dhe pështyma duhet të shmanget.
Këto janë disa nga rregullat që lojtarët derisa ndeshjet do të zhvillohen pa shikues dhe në masa të rrepta sigurie.
Bundesliga është liga e parë nga top pesë ligat e futbollit evropian që rikthehet në aksion.