Hepatiti misterioz që shfaqet tek fëmijët 1 deri ne 16 vjeç ka alarmuar mjekët infeksionist dhe ata pediatër në të gjithë botën.
Ne Kongresin Europian te sëmundjeve infektive ne Lisbonë, është mbajtur një seancë emergjente në lidhje me këtë sëmundje, ku i pranishëm është mjeku infeksionist, Prof. Arjan Harxhi, i cili shpjegon se fëmijët rrezikojnë deri në transplant të mëlçisë.
Mungesa e oreksit, përgjumja dhe te vjellat janë simptomat e para qe duhet të shqetësojnë prindin, për t’u lidhur menjeherë me mjekun pediatër.
Ende nuk ka të dhëna se si përhapet hepatiti akut ndërkohë qe dhe per shkaktarin ka vetëm hipoteza shpjegon prof. Harxhi.
Janë gjithsej 169 fëmijë të prekur në Angli, Amerikë, Izrael dhe Danimarkë, Irlandë dhe së fundmi 2 raste edhe në Italinë fqinje.