Si u dhunua Zijadin Sela/ Publikohen pamje të reja të agresionit brutal në Kuvend

0
Gjigandi

Këto pamje të papublikuara më parë, rikthejnë edhe njëherë në vëmendje zhvillimet që tronditën Maqedoninë e Veriut 3 vjet më parë.

Pamje të papublikuara më parë – Momenti kur brutalisht u rrah Zijadin Sela në parlamentin maqedonas

Pamje të papublikuara më parë – Momenti kur brutalisht u rrah Zijadin Sela në parlamentin maqedonas

Gepostet von Zëri Shqiptar am Montag, 13. Juli 2020

Kjo video ka dokumentuar momentin kur kreu i partisë Aleanca për Shqiptarët , Zijadin Sela u dhunua brutalisht në kuvend nga protestuesit të cilët kundërshtonin zgjedhjen e kryetarit shqiptar të institucionit ligjvënës, Talat Xhaferi.

Pasi është goditur me mjete të forta dhe breshëri grushtash, Sela është rrëzuar në tokë pa ndjenja.

Ithtarët e partisë VMRO-DPMNE, që atë kohë drejtohej nga kryeministri Nikolla Gruevski, më 27 prill të vitit 2017 jo vetëm që pushtuan Kuvendin, por edhe ushtruan dhunë mbi deputetët e opozitës së atëhershme, Lidhjes Socialdemokrate.

RonaTyra

Kreu i LSDM-së pësoi lëndime të rënda, po ashtu edhe deputetë të tjerë.

Rikthimi i këtyre pamjeve vjen në një kohë kur qytetarët në Maqedoninë e Veriut, po zgjedhin përbërjen e re të parlamentit me 120 vende e nuk dihet se si mund te influencojne tek vota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu