Si të qëndroni të dashuruar edhe pasi të bëheni prindër

0
Gjigandi

Tu bërit prind është një prej përvojave më të mahnitshme e cila jua ndryshon krejtësisht jetën.

Por, kur dy bëhen tre (ose katër, ose pesë!) romanca shumë shpejt mund të zbret nga lista e prioriteteve, pasi që netët pa gjumë bëhen “net pa gjumë” për arsye krejtësisht të reja, e jo si dikur…

Prandaj, është e rëndësishme që edhe pas lindjes së fëmijës ta mbani romancën gjallë, e këtë mund ta bëni duke i ndjekur këto këshilla.

Mundohuni të dilni prapë bashkë në darka romantike

Daljet në takime gjatë natës janë të rëndësishme për çdo çift në lidhje afatgjate, por edhe më të rëndësishme janë për prindërit.

RonaTyra

Provoni ta gjeni të paktën një ditë në muaj për të dalë në një takim si në fillimet e lidhjes.

Vishuni mirë, mbajani dorën njëri-tjetrit dhe mbajeni mend se jeni ende të dy njerëzit e njëjtë të cilët kanë rënë në dashuri.

Flisni dhe ri-lidhuni

Gjeni kohë çdo ditë – qoftë kur fëmijët të kenë fjetur apo më herët – për të biseduar. Nuk është e rëndësishme se çfarë flisni – mund të flisni për diçka qesharake që keni lexuar në internet ose për një ëndërr të çuditshme që e keni parë natën paraprake.

Pjesa fizike është e rëndësishme

Prekja ka ndikim të jashtëzakonshëm në ndjenjën e mirëqenies në lidhje, por kur bëhemi prind kemi tendenca ta transferojmë të gjithë dashurinë te fëmija dhe ta neglizhojmë partnerin.

Kështu, gjithmonë gjeni kohë për t’u përqafuar, për t’u puthur ose çfarëdo.

Ndalini pajisjet elektronike

Nëse i keni vetëm një orë para se të zgjohet bebja prapë, sigurohuni që ta shfrytëzoni në maksimum atë kohë duke i ndalur pajisjet elektronike dhe duke qëndruar me njëri-tjetrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu