Ekziston një metodë për të parë nëse telefoni juaj është prodhim origjinal, apo është prodhuar ne ndonjë shtet tjetër. Për të parë këtë duhet të shtypni në telefonin tuaj kodin *#06#, pastaj do të shfaqet një numër në ekran. Për shembull 123456789101112131415, ju duhet të mbani mend numrin e 7 dhe të 8.
Nëse numri i shtatë dhe i tetë është 02 ose 20 kjo do te thotë qe telefoni juaj është i prodhuar ne Emiratet e Bashkuara Arabe. Nëse numri i shtatë dhe i tetë është 08 ose 80 kjo do te thotë qe telefoni juaj është i prodhuar në Gjermani. Nëse numri i shtatë dhe i tetë është 01 ose 10 kjo do të thotë që telefoni juaj është i prodhuar në Finlandë.
Nëse numri i shtatë dhe i tetë është 13 kjo do të thotë qe telefoni juaj është i prodhuar në Azerbajxhan. Nëse numri i shtatë dhe i tetë është 00 kjo do të thotë që telefoni juaj është prodhim origjinal. Për telefonat Nokia, 01 ose 10 është njësoj si 00, pasi Finlanda është vendi i prodhimit të Nokia-s. Kjo përdoret për çdo lloj telefoni jo vetëm për Nokia.
Atëherë kur ju nevojitet më shumë smartphone-it tuaj i mbaron bateria. Sa më i vjetër të jetë smartphone-i, aq më pak orë arrin të mbajë ngarkesën, por megjithatë ka disa truke për të përmirësuar performancën e baterisë suaj dhe shpejtësinë e karikimit.
Ekspertët këshillojnë njerëzit që të blejnë një kabllo me cilësi të mirë dhe jo më të lirën që mund të gjeni në internet apo në dyqan. Kablloja duhet të jetë e certifikuar MFi e quajtur Made for iPhone.