Vendimi i Kushtetueses për Xhaçkën, deputeti i PD: Gjykata shpëtoi ministren pas presionit të qeverisë

0
Gjigandi

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, me argumentimin se për këtë më parë duhet të shprehet Kuvendi.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Shehaj e quajti një vendim të padrejtë të marrë nën presionin e qeverisë, duke shtuar se është e qartë si dritat e diellit që Xhaçka përdori pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

“Ky vendim është i padrejtë, shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e Qeverisë. Është e qartë si drita e diellit se Xhaçka në shkelje të Kushtetutës ka përdor pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

Shqiptarët shpresonin të shihnin se kishte mbaruar koha e shtyrjeve dhe shmangieve kur duhet të gjykohet fati i qeveritarëve. Për çdo gjykatës, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, dhe vetëm atëherë në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe besimi se asnjë nuk është mbi ligjin”, tha Shehaj.

Por çfarë vendosi gjykata?

RonaTyra

Të dy grupet e PD i ishin drejtuar kësaj gjykate me një kërkesë për të shqyrtuar ligjshmërinë e vazhdimit të mandatit të deputetes pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik për një investim në jug të vendit.

Grupi i Alibeajt, i kërkoi që pas rrëzimit që parlamenti i bëri heqjes së mandatit, të jetë ky institucion, i cili sipas ligjit të çojë në Kushtetuese mandatin e deputetes.

Gjykata me vendimin e saj rikthen çështjen edhe njëherë në parlament. Dhe ky institucion do të jetë ai që do t’i drejtohet gjykatës për ta shqyrtuar dhe për të dalë në konkluzionin nëse Xhaçka ka shkelur apo jo ligjin dhe për pasojë nëse do të vazhdojë me mandatin e deputetes.

Ndërkohë, Kushtetuesja ka rrëzuar grupin e Berishës, i cili me 28 firma deputetësh i ishte drejtuar gjykatës me dy kërkesa.

E para, që parlamenti nuk mund të marrë vendim për mandatin e një deputeti, pra e njëjtë me atë të Alibeajt. Dhe e dyta, për ta shqyrtuar dhe për të dhënë vendim. Pra, pa e kaluar sërish kërkesën tek Kuvendi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu