Kryeministri, Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat pas samitit për Ballkanin e Hapur.
Rama tha se ftesa për Kosovën për t’iu bashkuar “Ballkanit të Hapur” është gjithmonë e hapur, por respekton vendimin e autoriteteve për të mos u bërë pjesë.
“Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vetë për veten e vet, vendi për Kosovës në tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e zë, nuk e mbush dot dhe nuk dua të them asgjë më shumë sepse çfarë kam pasur për ti thënë i ka thënë, ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj vendimin e autoriteteve të Kosovës për ta lënë vendin bosh”, tha Rama.