“Shërbim prove”/ U takua me ministrin e Drejtësisë, Veliaj: Mundësi e mirë për personat e dënuar për shkelje të ligjit, do e shlyejnë dënimin vetëm duke kryer…

0
30
Gjigandi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë të mërkurë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja ku dhe kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për shërbimin e proves.

Veliaj tha se kjo është një mundësi për të miturit ose personat e dënuar për shkelje jo të rënda të ligjit, që ta shlyejnë dënimin duke kryer punë në interes të shoqërisë

“Të largohemi nga filozofia burg për gjithçka. Kemi pilotuar një agjenci e cila do zëvendësohet me krah pune. Një detyrim ndaj shoqërisë do të jetë fiktiv dhe njerëzor, gjithmonë për shkelje të lehta. Kjo nisëm do t’i bëjë të ndihen më të lehtësuar dhe aq më tepër në “Agjencinë e Parqeve” që është më pranë fëmijëve. Duke filluar nga kjo stinë ne të presim qytetarët që të bëjnë diçka fiktive në të mirë të komunutetit”, tha ndër të tjera Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu