Gjyqtarët e futbollit por edhe të të gjitha sporteve që ekzistonin në Kosovë, e kishin punën më të vështirë, sidomos në vitet e 90-ta.
Të jesh gjyqtar i futbollit, i hendbollit, basketbollit, volejbollit, atletikës, boksit, xhudos, mundjes etj. ka qenë njësoj sikur me qenë në vijë të frontit kundër okupatorit serb.
Shyqeri Gashi i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër gjyqtarët më të mirë të futbollit.
Gashi kontribuoi në kohërat më të vështira dhe me shumë krenari.
Ai asnjëherë nuk u zmbraps përkundër kërcënimeve që vinin nga pushtuesi serb (1991-1999).
Gashi kishte vazhduar misionin me shumë sukses, duke gjykuar shumë ndeshje të kampionatit të Republikës së Kosovës në fusha të improvizuara.
Sot ndihet krenar për gjithë kontributin që ka dhënë në futboll dhe në sportin në përgjithësi, sidomos në kohërat më të veshtira, kur jeta ka qenë në rrezik në çdo sekondë nga milicia e pushtuesit serb.