Materniteti i ri i Kukësit është drejt përfundimit dhe shumë shpejt do të jetë në shërbim të banorëve të këtij komuniteti.
Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama në një postim në facebook.
“MIRËMËNGJES , dhe me një tjetër investim për shëndetin e nënës dhe fëmijës, Materniteti i Ri i Kukësit, i cili është drejt përfundimit e pritet të hapë dyert së shpejti, ju uroj një ditë të mbarë”
, shprehet Rama.
Materniteti i ri i në Spitalin Rajonal të Kukësit do të pajiset me të gjitha paisjet e reja për repartin e obsetrikës dhe gjinekologjisë, duke filluar që nga paisjet për sallat e reja të operacionit, bllokut të lindjeve etj.