Serie A mund të vazhdojë deri në fund të gushtit! Eshtë ky lajmi i ditës dhe që ka buruar nga mbledhja e zhvilluar sot në Këshillin e Federatës: sezoni 2019-2020 zgjatet ende.
Federata Italiane është gati që të bëjë një tjetër shtyrje dhe përzgjatje kohore, deri në 31 gusht (pasi fillimisht ishte vendosur për datën 2 gusht).
Kampionatet e Serie A, B dhe C që në qëllimet e Federatës do të rinisin sapo të jetë e mundur (në ndryshim nga Serie D) dhe pa playoff titull, duhet të mbyllen kështu deri në 20 gusht, ndërsa data 31 gusht fiksohet për arsye kontraktuale me UEFA-n (presidenti Ceferin sqaroi se data 3 gusht ishte thjesht një udhëzim).
Pritet komunikata e Federatës, edhe pse mbledhja vendimtare do të jetë në 28 maj mes Gravina, Spadafora dhe Dal Pino, kur qeveria dhe institucionet futbollistike do të vlerësojnë zhvillimet e kurbës së infektimeve si pasojë e Covid-19.