Shqiptari “tërbohet” kur kap ish-gruan me të dashurin në hotel dhe i qëllon me thikë: Do ju djeg …

0
Shqiptari “tërbohet” kur kap ish-gruan me të dashurin në hotel dhe i qëllon me thikë: Do ju djeg …
Gjigandi

Një shtetas shqiptar ështe arrestuar nga policia italiane pasi plagosi me thikë ish-gruan dhe të dashurin e saj.

Mediat italiane raportojnë se Pëllumb Jaupi i shkoi në shtëpi ish-gruas dhe e goditi më thikë në gjoks, por falë ndërhyrjes së shpejtë mjekësore, 53-vjeçarja arriti të mbijetonte.

Pas këtij akti, Jaupi u arratis dhe shkoi në Rimini, ku për qëllim kishte të takohej me të dashurin e ri të ish-gruas.

“Erdha që të kërkoj për një punë për gruan time gjatë verës, do dëshiroja që të flas me pronarin,”-kështu u tha punonjësve dhe pas disa minutash u shfaq Nicola Scarciaj. Pasi shkëmbyen disa fjalë me njëri-tjetrin ata lëvizën drejt recepsionit, Jaupi nxorri thikën dhe i bërtiti pronarit të hotelit se i ka shkatërruar jetën dhe që gruaja ia ka thënë të gjitha. E pikërisht në ato moment nxorri një thikë kuzhine dhe e goditi disa herë.

Duke parë gjithë skenën, menjëherë ka ndërhyrë edhe motra e Scarcia, e cila gjithashtu nuk shpëtoi pa u qëlluar gjithashtu me thikë nga Jaupi, por për të dy fatmirësisht plagët për të ishin të lehta.

RonaTyra

Ai më parë i kishte kapur të dy në hotel dhe i kishte kërcënuar se do t’i digjte të gjallë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu