Reforma – PS akuzon opozitën: Dialogu në pikën zero/ PD: Lojë e mazhorancës

0
Gjigandi

Takimi i parë online i Këshillit politik i diskutuar nga Pandemia e Covid 19 reflektoi mungesën e komunikimit te aktorëve politik dy muajt e karantinës si dhe nxori ne dritë një konflikt te ri.

Damian Gjiknuri, i mandatuari socialist ne tryezën e këshillit akuzoi opozitën jashtëparlamentare për rikthim e dialogut politik në pikën zero. Nga selia blu, Oerd Bylykbashi foli për lojë te mazhorancës.

Javën e ardhshme palët i rikthehen tryezës politike për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Opozitës jashtëparlamentare mazhoranca i’a bëri te qartë se pret prej saj vetëm propozime, për formulën e re te KQZ dhe administratën zgjedhore.

Demokratët lanë te kuptohet se objektivi kryesor për te janë zgjedhjet e parakohshme
E vetmja dakortësi e arritur ne mbledhjen e sotme ishte mbyllja e punës brenda 31 majit. Konsensus, mesa duket, palët kanë arritur edhe për votën e emigrantëve e cila nuk do përcaktohet në kod zgjedhor por i lihet ne dorë KQZ përmes akteve nënligjore për mënyrën sesi do të votohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu