Ndonëse e mbajmë veten për një popull që mëson shpejt gjuhë të huaja dhe di më shumë se një të tillë, shifrat flasin ndryshe.
Thuajse 60% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë të huaj, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 5-të, në tabelën e vendeve që nuk flasin gjuhë tjetër përveç asaj amtare.
Megjithatë rekordin e mban Turqia, ku sipas Eurostat rreth 82% e popullsisë nuk di asnjë gjuhë tjetër përveç turqishtes. Pas Turqisë renditet Mbretëria e Bashkuar.
Në vend të tretë renditen rumunët, ku sipas të dhënave, 64% e popullsisë nuk flet asnjë gjuhët të huaj, e ndjekur nga Bosnje dhe Hercegovina me 61%.
“Rreth 26% e Shqiptarëve di të flasë edhe një gjuhë tjetër përveç gjuhës së nënës, kurse gati 11% e popullsisë në vend flet dy gjuhë të huaja, sipas Eurostat”, raporton Monitor.
Ndërkohë vetëm 3.2% e popullsisë shqiptare njohin 3 ose më shumë gjuhë të huaja.
The post Shqiptaret mburren se dine gjuhe te huaja, por… appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.