Komiteti Teknik i Ekspertëve për situatën e coronavirusit në Shqipëri ka vendosur të heqë masën e ndalimit të grumbullimeve, nisur nga numri i ulët i të shtruarve në spitale me COVID-19 në dy javë e fundit.
Aktualisht në të gjithë vendin janë më pak se 500 persona pozitivë me coronavirus. Të shtruar në spital sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë vetëm 13 persona.
Komiteti Ekspertëve thotë se mbetet ende në fuqi masa e karantinës 5 ditore për rastet e reja.
Një ditë më parë nga gati 1 mijë testime, rezultuan të prekur 69 persona. Në Shqipëri, deri tani janë kryer 2.7 milionë vaksinime në total.
/abc24.al/