Qeveria shqiptare ka vendosur të japë ndihmë humanitarë në shumën 1 milionë euro për Ukrainën.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.
Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. /abc24.al/