Shqipëria dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit

0
Shqipëria dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit
Gjigandi

Ministrja shqiptare për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku dhe sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale gjermane për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, Oliver Luksic, kanë nënshkruar sot një marrëveshje në Tiranë që i hap rrugën njohjes reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve.

Sipas një njoftimi në rrjete sociale të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022.

“Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri”, ka sqaruar ambasada.

Sipas ambasadës, marrëveshja vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).

“Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm”, ka theksuar ambasada.

RonaTyra

Për Gjermaninë kjo njohje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në mënjanimin e mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu