Ora 16:00 e ditës së sotme ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidatëve për raundin e parë të zgjedhjes së presidentit të ri në parlament.
Në sekretarinë e Kuvendit nuk është depozituar asnjë kandidaturë. Në të tilla kushte raundi i parë të hënën ora 17:00, do të zhvillohet pa pasur një emër për t’u votuar.
Pavarësisht mospasjes së një emri raundi i parë sipas kushtetutës do të quhet i ezauruar për t’ia lënë vendit raundit të dytë.
Do të jetë konferenca e kryetarëve të martën e cila vendos datën për raundin e dytë.
Tryeza e negociatave në javën që po lëmë pas, mes trojkës socialiste Balla, Spiropali dhe Gjiknuri dhe kryetarëve të dy grupeve parlamentare nuk prodhoi emra.
Presioni kohë sa vjen e shtohet në gjetjen e një ose disa emrave për ti votuar në raundin e dytë i cili kërkon 84 vota.