Shqipëri/ Dyfishohet numri i personave me probleme të shëndetit mendor, shkak stresi dhe pasiguria ekonomike

0
Gjigandi

Kreu i Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska deklaron se gjatë dy viteve të fundit të pandemisë rastet e vizitave te psikologu janë dyfishuar apo në disa raste dhe trefishuar.

Kjo gjë, sipas saj, ka ndodhur për shkak të shumë arsyeve. Disa nga arsyet e renditura nga psikologia Valbona Treska janë ‘lufta, pasiguritë ekonomike, pandemitë, të cilat kanë ushtruar presion te individët, duke i bërë që të mos ndihen mirë realisht, dhe duke iu shkaktuar ankth, stress të tejzgjatur.

Stresi i tejzgjatur shkakton dhe probleme në organizmin tonë, sepse shëndeti mendor është i lidhur me shëndetin fizik’. Sipas kreut të Urdhërit të Psikologut Valbona Treska, edhe televizionet apo media sociale luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e stresit apo ankthit. Për shembull, sipas saj, gjatë ditëve të fundit, të gjitha televizionet kanë qenë të fokusuara te bombardimet në Kiev, duke krijuar një ngarkesë emocionale, përçojmë edhe nëpërmjet kronikave televizive, detyrë e medias, por mënyra sesi referohet dhe zgjerimi, shpërndarja në rrjetet sociale.

Po ashtu psikologia Treska përmend dhe aspektin ekonomik apo social, dhe shpjegimin e dëshirës për tu larguar nga Shqipëria edhe për shkak të ndienjës së pasigurisë, dhe duke ngarkuar njëri-tjetrin, krijojmë një ngarkesë domino duke u ngarkuar të gjithë. E rëndësishme është pranimi i kësaj gjendjeje të vështirë mendore apo psikologjike nga individët. Ky është dhe hapi i parë sipas psikologes për të ndihmuar veten e tyre. Shqipëria, për psikologen. Treska është një shoqëri më e hapur dhe tashmë ekzistojnë tre kategori klientësh që shkojnë te psikologu. Më të rinjtë sipas saj, nën moshën 30 vjeç shkojnë më shpesh te psikologu ndërsa moshat më të moshuara kanë më vështirësi për të shkuar atje. Ka dhe një kategori të tretë, e cila shkon me vështirësi apo të sforcuar dhe gjejnë lehtësim aty.

Në lidhje me pagesat, ‘kosto nuk është e vogël, varion nga 2 mijë lekë në 5 mijë lekë të reja për seancë. Është një kosto që nuk është e përballueshme ndërkohë që psikologët publike nuk kanë kosto’. Për këtë arsye, psikologia Treska si Kreu i Urdherit të Psikologut kërkoi një rimbursim të disa nga kostot e shpenzimeve individuale te psikologët privatë./abc

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu