SHQIPE SELIMI/ 14 vjeç në luftë, bashkëshorti sot në Hagë, gruaja në të djathtë të Ramës ka një histori jete të veçantë

0
Gjigandi

 

Zonja në të djathtë të Ramës në këtë foto ku shihen edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, është Shqipe Mehmeti Selimi.

Shqipe Selimi është bashkëshortja e Rexhep Selimit, një nga krerët e UÇK që po mbahen të burgosur në Hagë.

Shqipja ka një histori jete shumë të veçantë. Ajo ka qenë ndër ushtaret më të reja të UÇK gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Ishte vetëm 14 vjeç kur iu bashkua luftës, pasi braktisi emigracionin në Gjermani.

RonaTyra

Si pjestare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë vitit 1998 ajo ishte e vendosur në Zonën Operative të Drenicës; gjatë 1999 ajo luftoi në Zonën Operative të Karadakut. Më vonë shërbeu si pjesëtare e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në Zonën e VI Mbrojtëse gjatë viteve 2000-2009, ku mbante pozitën e Oficerës në Qendrën Operative të Zonës së VI.

Në Akademinë e Mbrojtjes të Kosovës në Komandën e Trajnimit dhe Doktrinës, ajo shërbeu si Oficere në Qendrën Simulative. Gjatë shërbimit në TMK, Shqipja mbante gradën ushtarake Kapiten.

Prej 2010 nisi aktivitetin politik me Lëvizjen Vetëvendosje. Rexha dhe Shqipja sot janë prindër të dy fëmijëve, të cilët jetojnë me nënën në Prishtinë./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu