Shpëtoi specien nga zhdukja/ Breshka gjigante Diego del në “pension”

0
Gjigandi

Një breshkë gjigante e Galapagosit, të cilës i atribuohet edhe shpëtimi i species së vet nga zhdukja, zyrtarisht ka dalë në pension.

Diego dhe 14 breshka të tjera, mashkull, janë rikthyer në ishullin ku kanë lindur, Espanjola, në Galapagos.
Breshkat u lanë të lira të hënën pas dekadash që mbaheshin në ishullin e santa cruzit ku ishin pjesë e një programi shumimi. Programi rezultoi një sukses duke sjellë më shumë se 2 breshka gjigande që kur ai filloi në 1960.
Diego, breshka 100 vjeçare, mendohet se është babai i qindra prej tyre, ose rreth 40 për qind e 2 mijë breshkave gjigante që janë sot gjallë.
Ministri i ambjentit i Ekuadorit, Paulo Proanjo Andrade tha se programi i shumimit po mbyllte një kapitull të rëndësishëm në histori. Diego dhe breshkat e tjera do të kthehen në shtëpi pasi kanë shpëtuar specien e tyre nga zhdukja, shkroi ministri në twitter duke shtuar se Espanjola i priste ato me krahët hapur.
Breshkat sidoqoftë do të vendosen në karantinë para se të mund të kthehen në Espanjola, një ishull i pabanuar që konsiderohet nga më të vjetrit në Galapagos. Kjo me qëllim që të parandalohet që ato të mund të çojnë atje fara nga bimë që nuk i përkasin ishullit. Rreth 50 vite më parë, kishte vetëm dy meshkuj dhe 12 femra të gjalla nga specia e Diegos në Espanjola. Dhe për të shpëtuar specien, Diego u mor në kopshtin zoologjik të San Diegos, për tu bërë pjesë e një programi shumimi.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu