Shpëtoi Juventusin nga humbja

0
Gjigandi

Nëse nuk do të kishte qenë për pritjet e tij, të cilat me të drejtë e shpallën edhe futbollistin më të mirë të ndeshjes, Juventusi do të kishte dalë me kockat e thyera ndaj Sasuolos.

Portieri polak u konfirmua edhe një herë tjetër pasardhësi i denjë i Xhixhi Bufonit, ndonëse me të drejtë në fund të takimit u pa disi nervoz me lojën e shokëve të tij:

“Nuk ka dyshime që ashtu si ndaj Atalantës, edhe pika e marrë me Sasuolon ka një peshë shumë të rëndë. Por e vërteta është se tashmë po lodhem së pari kundërshtarët që na sulmojnë kaq shumë.

Rivalët tanë duhet të na kenë frikë, sepse jemi Juventusi. E kuptoj që lodhja sigurisht ndikon, por duhet të nisim ta ndryshojmë këtë ritëm”, tha Shezni.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu