‘Shpërthimi’ i Abu Kamaras

0
Gjigandi

Kanë mbetur vetëm edhe një xhiro, për t’i dhënë fund ediconin 2019/20 në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Tashmë veçse dihet se Drita është edhe zyrtarisht kampion i Kosovës.

Por në xhirot e fundit të këtij kampionati, kemi parë ‘shpërthimin’ e një sulmuesi, i cili po shënon pothuajse në çdo takim.

Futbollisti nga Liberia i Dukagjinit, Abu Kamara, ka shënuar gjashtë gola në gjashtë duelet e fundit te kjo skuadër.

Kamara, ka ardhur vetëm në xhirot e fundit te Dukagjini, duke qenë fytyra kryesore e sulmit te kjo skuadër.

RonaTyra

23 vjeçari, më parë ka qenë pjesë e futbollit kosovar pasi kishte luajtur te Feronikeli, ndërsa për një kohë ishte edhe pjesë e Rudarit në Slloveni.

Sulmuesi, me gjasë pritet të jetë pa kontratë në fund të këtij kampionati, dhe padyshim pritet të jetë një mundësi e mirë për skuadrat që synojnë të kenë një ‘bomber’ në fazën ofanzive..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu