Baumann: Përfundimisht ka lëvizje për shërbimet e Milot Rashicës

0
Gjigandi

E ardhmja e Milot Rashicës vazhdon të diskutohet shumë në mediet ndërkombëtare.

Pasi ai arriti të mbijetojë me Werder Bremenin në Bundesligën gjermane, Rashica është vërshuar nga ofertat gjë të cilën e ka pranuar edhe klubi gjerman.

Drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann, tha për “Kicker” se kanë filluar bisedimet për transferimin e Milot Rashicës në Liverpool.

“Përfundimisht ka lëvizje për shërbimet e Milot Rashicës. Jemi në bisedime me një klub dhe duhet të supozojmë se ai nuk do të luajë me ne sezonin e ardhshëm. Gjithsesi nuk do ta shesim nën vlerën e tij. Askush nuk është në shitje, por një ose dy titullarë do të largohen”, ka deklaruar Baumann.

“Der Spiegel” poashtu raporton se Liverpooli ka qenë i lidhur fort që nga Marsi rreth transferimit të Rashicës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu