Shpërthen Roberto Baggio: Skandaloze, çmenduri që Italia nuk do të jetë në Botëror

0
Shpërthen Roberto Baggio: Skandaloze, çmenduri që Italia nuk do të jetë në Botëror
Gjigandi

Roberto Baggio nuk përdori gjysmë fjalësh për të dhënë mendimin e tij mbi mungesën e Italisë në Botërorin e ardhshëm “Katar 2022”. Ai e drejtoi gishtin nga FIFA, edhe pse pa e përmendur atë: “Italia ka pësuar reagimin e eleminimit nga kualifikimi në Kupën e Botës.

Është skandaloze për mua që Italia nuk shkoi në Kupën e Botës si fituese e Kampionatit Europian. Duhet të ndryshohen rregullat. Është absurde, është një çmenduri e vërtetë. Po të kisha qenë atje do të ishte hidhërimi më i madh, gjëja më e keqe për t’u pranuar. Nuk i kritikoj kundërshtarët, por ne qëndrojmë në shtëpi për një veprim në një ndeshje 90-minutëshe”.

Një analizë edhe për paraqitjen e axurrëve në “Finalissima” ndaj Argjentinës: “Qetësia e talenteve të mëdha argjentinase me gjendjen tonë aktuale shpirtërore nuk është e krahasueshme, siç e pamë parmbrëmë. Mancini ka bërë diçka të jashtëzakonshme, duhet respektuar dhe duhet të vazhdojë të punojë siç ka bërë deri tani dhe me të rinjtë.

Kemi talente që nuk gjejnë hapësirë ​​në Serie A, ky është një problem i njohur. Serie A na bëri të qëndrojmë pezull deri në fund dhe meritat i shkojnë Interit e Milanit, por duhet pasur vëmendje edhe për të rinjtë, në funksion të kombëtares”.

Një aeroplan me emrin e tij: “Jam i lumtur dhe krenar, është vërtet një histori e bukur, edhe sepse prej 30 vitesh kam një lidhje të veçantë me Argjentinën. Kam tri vite që nuk shkoj atje dhe është e kuptueshme ta imagjinoni gëzimin. Sa pashë avionin, diçka e mrekullueshme”.

RonaTyra

Disa fjalë edhe për të rinjtë italianë: “Një i ri që më bëri përshtypje? Shpresoj që Zaniolo të rikuperohet ashtu siç po bën. Fatkeqësisht u dënua nga dëmtimet dhe shpresoj të kthehet në nivelet që ishte më parë. Goli në finalen e Ligës së Konferencës sigurisht që do t’i bëjë mirë, sepse i jep besim të jashtëzakonshëm në të ardhmen”.

Për Maradonën: “Pika e dhimbshme është se ai me siguri meritonte një lloj jete tjetër për atë që përfaqësonte. Ishte e trishtueshme ta shihje atë që jetoi në vitet e fundit të jetës së tij, pas gëzimit që iu dha njerëzve.

Një person i admiruar nga të gjithë mund të zbulojë veten me gjithë brishtësinë e tij, për fat të keq edhe zgjedhjet e gabuara. Të rinjtë duhet të marrin pjesën më të mirë, pastërtinë në lojë dhe pasionin e tij për futbollin, të qëndrojnë larg çdo gjëje tjetër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu