“Shpërthen“ në akuza opozita në Maqedoninë e Veriut, nesër në 19:00 protestë

0
Gjigandi

Ka reaguar menjëherë opoyita në Maqedoninë e Veritu që është kundër planit francez që i hap rrugë heqjes së vetos nga Bullgaria. Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Mickoski në konferencën për media deklaroi se për te dhe dhe subjektin që ai drejton VMRO-DPMNE propozimi francez është i papranueshëm. Sipas tij qeveria gënjen dhe manipulon qytetarët.

“Atë që e dëgjoni nga Kovaçevski nuk është luftë për gjeneratën e ardhshme, por është turp dhe shkatërrim për gjeneratën e ardhshme”, tha Mickoski duke shtuar se kjo është turp dhe tradhti.

 

“Propozimi që është në tavolinë dhe që Qeveria e fshehu, ndërsa ne arritëm përmes kanaleve tona ta sigurojmë, është në fakt i njëjti që u refuzua dikur. Me keqardhje më duhet të konstatoj se ky propozim përmban të gjitha kërkesat e palës bullgare si në atë të historisë ashtu edhe në atë të gjuhës dhe të identitetit. Pranimi i një propozimi të tillë nënkupton të drejtën e Bullgarisë për ndryshimin e teksteve dhe shkrimin e tyre sipas diktatit bullgar”, tha Mickoski i cili njëherit ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten në protestën e nesërme para Qeverisë në ora 19:00.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu